Arrestohet një 16-vjeçar për vjedhje në kishën “Shën Bogorodica” në Tetovë

Advertisement

Një 16-vjeçar nga Tetova është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” në kishën “Shën Bogorodica” në Tetovë.
Sipas policisë, i mituri është privuar nga liria mbrëmjen e 13 korrikut, rreth orës 23:30, në Sheshin e Qytetit në Tetovë. Dyshohet se po atë ditë, rreth orës 21:10, ai ka vjedhur para dhe sende nga kisha.
Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa me të miturin është zhvilluar bisedë zyrtare në prani të prindit dhe përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit