Arrestohet në Tabanoc shoferi serb, u kap dy herë duke vozitur mbi 160 km/h

Advertisement

Më 29 gusht 2026, rreth orës 23:20, në pikën kufitare të Tabanocit, gjatë daljes nga vendi, policia ka arrestuar shtetasin serb D.P. (34).

Gjatë kontrollit të automjetit të markës “Škoda” me targa të Serbisë, përmes sistemit “Qyteti i Sigurt” është konstatuar se ai ishte regjistruar në dy raste si autor i veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.

Më 22 korrik 2026, në orën 13:42, në autostradën A1, pranë Demir Kapisë, ai kishte drejtuar automjetin me shpejtësi prej 163 kilometra në orë. Ndërsa më 20 gusht 2026, në orën 19:40, në të njëjtën pjesë të autostradës, ishte regjistruar duke vozitur me 169 kilometra në orë.

Në të dyja rastet, kufizimi maksimal i shpejtësisë në atë pjesë të rrugës ishte 80 kilometra në orë.

Shtetasi serb është dërguar në Stacionin Policor të Negotinës për procedurë të mëtejshme, ndërsa ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës penal.

Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe kufizimet e shpejtësisë.

“Drejtimi i pakujdesshëm dhe me shpejtësi të lartë rrezikon seriozisht jetën dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Vozitni me përgjegjësi dhe respektojini rregullat – shpejtësia nuk është asnjëherë më e rëndësishme se jeta e njeriut”, thuhet në apelin e MPB-së.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit