Një 26-vjeçar nga fshati Gurgurnicë i Tetovës është ndaluar mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, pasi ndaj tij kishte urdhërarrest gjyqësor për vuajtjen e dënimit me burg.
Sipas njoftimit të policisë, A.I. është ndaluar më 13 gusht rreth orës 21:15, në pikën e kontrollit kufitar në aeroport.
Pas ndalimit, ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Tetovës, ku do të vuajë dënimin e shqiptuar.






