Arrestohet 36-vjeçari nga Vrutoku, dyshohet për disa vjedhje në Gostivar

Advertisement

Policia e Gostivarit ka arrestuar F.I. (36) nga fshati Vrutok, i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale “vjedhje” dhe “vjedhje e rëndë” në rajonin e Gostivarit.

 

Sipas SPB Tetovë, arrestimi është kryer më 10 korrik rreth orës 13:00 në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar. Gjatë kontrollit, tek i dyshuari janë gjetur sende që dyshohet se janë vjedhur nga një market po atë ditë.

 

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës penal.TS

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit