Më 15.04.2026 rreth orës 12:15, në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, policia ka arrestuar S.A. (21) nga Reçica e Madhe. Gjatë kontrollit është konstatuar se ai drejtonte motoçikletë me targa të Tetovës pa dhënë provimin për shofer. Motoçikleta është konfiskuar, ndërsa ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse, transmeton Tetovasot.



