15.8 C
Skopje
Tuesday, May 7, 2024

Arjan Iseni një hap larg medaljes së bronzit në Kampionatin Evropian

Boksieri i KB Çair dhe reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut në boks, Arjan Iseni ka regjistruar fitoren e dytë në Kampionatin Evropian, i cili aktualisht po zhvillohet në Beograd. Iseni ka mundur boksierin nga Armenia, Rafael Hovhansyan, i cili njëherit është edhe nënkampion i Evropës.

Sfidën e radhës, boksieri shqiptarë do të zhvillojë kundër boksierit serb Rastko Simiç, teksa me një fitore eventuale boksieri i KB Çair siguron medaljen e bronztë dhe vazhdon rrugëtimin drejt finales për titullin kampion të Evropës. Kujtojmë që në meçin e pare, Iseni mposhti grekun Mihael Tsamalidis. Ndryshe në këtë kampion evropian marrin pjesë 401 boksierë nga 33 shtete.

Vlen të përmendet që kryetari i klubit të boksit Çair, Jasin Lama ka mbështetur maksimalisht boksierët e këtij klubi duke u ofruar kushte optimale për stërvitje, me çka boksierët kanë shkëlqyer në garat vendore dhe ato ndërkombëtare.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit