18.8 C
Skopje
Saturday, May 11, 2024

Arijanet Muriçi shkëlqen në “Old Traford”, merr notën më lartë te Barnli

Skuadra e Barnlit ka marrë një pikë të madhe në transfertë ndaj Man. Junajtedit, pasi ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1. Sigurisht që më i spikaturi për këtë barazim të Barnlit ka qenë portieri kosovar Arijanet Muriçi, që sërish ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme.

– Advertisements –

Muriçi ishte titullar si ndeshjet e fundit dhe shkëlqeu me nëntë pritje në “Old Traford”, duke marrë notën më të lartë nga skuadra e tij. 25-vjeçari ishte fantastik në këtë duel duke pritur nëntë gjuajtje në portë, ndërsa kishte edhe 42 pasime të sakta.

Lojtari dardan edhe në këtë takim tregoi se është një nga portierët më në formë në dy muajt e fundit në Premier Ligë, prej kur filloi të ketë besimin e trajnerit Vinsent Kompani.

Aro u vlerësua lartë nga faqja e specializuar për vlerësimin e futbollistëve ‘SofaScore’, duke marrë notën 8,6 që ishte më e larta nga radhët e skuadrës së tij.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit