Në një deklaratë të publikuar sot në rrjetet sociale, Arbër Ademi ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke e cilësuar rrotacionin e vitit të kaluar si një akt të dhunshëm politik dhe të pa përfaqësuar nga vullneti i qytetarëve shqiptarë.
Postimi i plotë:
“Para një viti nuk ndodhi ndryshimi, por thjesht një rrotacion politik i dhunshëm pa vullnetin e shqiptarëve. Ata që erdhën, erdhën pa legjitimitet dhe pa përfaqësim real të zërit shqiptar. Dhe sot, pas një viti, rezultati është i qartë:
Ishin pak, ngelën edhe më pak.
Kur mungon legjitimiteti dhe përkrahja e sinqertë nga qytetarët, nuk ka pushtet që mbahet gjatë. Në 2006-2008 zgjati 18 muaj, tash 9 muaj.
Shqiptarët folën qartë, ata duan përfaqësim të denjë, jo numra dekorativë në qeveri”.