4.8 C
Skopje
Sunday, January 26, 2025

Arben Fetai uron Vitin Ri

Viti 2024 shënoi një periudhë të rëndësishme ndryshimesh për vendin tonë, një vit që sjell një kthesë të madhe dhe ringjallje të shpresës për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky vit i shënoi ndryshime të thella tektonike, me bashkimin e shqiptarëve dhe forcimin e një fronti të vetëm për të rrëzuar regjimin dydekadësh të BDI-së, i cili kishte abuzuar me pushtetin dhe kishte shpërfillur interesat e qytetarëve.
Si Qeveri e re, trashëguam një shtet të gjunjëzuar nga disfunksionaliteti, i përfshirë nga korrupsioni në çdo nivel dhe të zhvatur nga një klikë e korruptuar që e kishte kthyer pushtetin në një mjet të interesave personale. Megjithatë, kjo gjendje r vështirë nuk na pengojë të ndërmarrim reforma të rëndësishme.
Gjatë këtyre gjashtë muajve, kemi punuar pa u ndalur për të rikthyer shtetin e së drejtës dhe për të siguruar që askush të mos jetë mbi ligjin. Me mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë, kemi identifikuar dhe vënë në shënjestër aktorët e korruptuar dhe kemi hapur një front të fuqishëm kundër krimit dhe korrupsionit. Sot, institucionet e zbatimit të ligjit janë më të fuqishme dhe po japin rezultatet e para.
Nga ana tjetër, ekonomia ka filluar të marrë hov me rritje ekonomike prej 3 për qind, mbi 1 miliard euro investime të huaja, gjysmë miliardi euro investime në komuna dhe në sektorin e bizneseve, rritje të pagave në sektorin publik dhe të pensioneve, si dhe krijimin e mijëra vendeve të reja të punës.
Viti 2024 ishte viti i ndryshimeve të thella, një vit kur filluam të vendosim bazat për një të ardhme më të ndritshme për të gjithë qytetarët tanë. Viti 2025 do të jetë viti i drejtësisë, i zhvillimit të qëndrueshëm dhe i integrimit të plotë të vendit në strukturat evropiane.
Gëzuar Vitin e Ri! Ju uroj suksese të shumta dhe, mbi të gjitha, shëndet të plotë!

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit