Ish-ambasadori i Shqipërisë, Arben Çejku, ka reaguar ndaj qëndrimit të Ali Ahmetit për situatën në Shqipëri, duke i kërkuar kreut të BDI-së të mos vazhdojë të mbështesë kryeministrin Edi Rama.
Në një koment të drejtuar Ahmetit, Çejku e kritikon për mbështetjen ndaj Ramës, të cilin e cilëson si autokrat që, sipas tij, po përgjak popullin për të ruajtur pushtetin dhe interesat personale.
“Mbajeni përgjegjësinë për ato që përfaqësoni dhe kërkojini mikut tuaj Rama, t’i thirrë mendjes e ndërgjegjes dhe të kuptojë se ka hyrë në rrugë pa krye!”, shkruan Çejku.
Ai gjithashtu i kujton Ahmetit se çelësin e Tiranës e kishte marrë nga Erion Veliaj, duke shtuar se Ahmeti humbi zgjedhjet, ndërsa Veliaj përfundoi në burg.
Në fund, ish-ambasadori thekson se dashuria për atdheun kërkon paanshmëri, veçanërisht në periudhën e vështirë që, sipas tij, po kalon Shqipëria./Ora24.tv








