Gjykata e Apelit në Shkup e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Stojançe Jovanovskit, duke lënë në fuqi aktgjykimin e shkallës së parë me të cilin ai u dënua me 12 vjet burg.
Nga Gjykata njoftuan se, duke vepruar në lëndën penale KZh-549/26 dhe pas mbajtjes së seancës publike, kanë marrë vendim me të cilin konfirmojnë plotësisht aktgjykimin e Gjykatës Themelore Penale në Shkup të datës 7 maj 2026.
Jovanovski u shpall fajtor në maj të këtij viti për akuzat se, si pasojë e dhunës së vazhdueshme në familje, e kishte shtyrë bashkëshorten e tij, Ivanën, dhe vajzën e tyre Katja të hidheshin nga ballkoni.
Ndaj tij u zhvillua procedurë penale për veprat dhunë në familje, rrezikim të sigurisë dhe nxitje për vetëvrasje.





