Antikorrupsioni u kërkon funksionarëve të zgjedhur t’i respektojnë detyrimet kushtetuese dhe ligjore

Advertisement

Gjykatës Kushtetuese, gjykatësit, avokatit të popullit, prokurorit publik dhe bartësve të tjerë të zgjedhur dhe emëruar nga Kuvendi dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut, me një anëtar të këshillit të komunës dhe kryetarin e komunës, gjegjësisht të qytetit të Shkupit dhe punonjësit e punëve profesionale dhe administrative në organet e administratës shtetërore.

Në lidhje me Ligjin për Kuvendin, nga atje theksuan se funksioni i deputetit është i papajtueshëm me kryerjen e funksioneve ose profesioneve tjera publike, të përcaktuara me ligj.

Nga Kodi Zgjedhor bëjnë me dije se funksioni i deputetit, anëtarit të këshillit dhe kryetarit të komunës është i papajtueshëm me funksionin e presidentit të Republikës, kryeministrit, ministrit, Gjykatësit, prokurorit publik, avokatit të popullit, avokatit publik dhe me bartës të tjerë të funksioneve të zgjedhur ose emëruar nga Kuvendi dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

“Duke marrë parasysh të gjitha ligjet e lartpërmendura, Komisioni Shtetëror thekson se Kushtetuta dhe ligjet e Maqedonisë së Veriut duhet të zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët e shtetit, duke përfshirë funksionarët aktual dhe ata të mëparshëm, prandaj thirren personat që janë në funksione më të larta shtetërore dhe ushtrojnë kompetenca publike, për detyrimin e respektimit të parimeve të ligjshmërisë dhe integritetit”, qëndron në kumtesën e KSHPK-së.

Nga atje shtojnë se mos respektimi i të gjitha detyrimeve dhe ndalimeve të lartpërmendura sjell ndërprerjen e mandatit të funksionarëve të zgjedhur, në përputhje me nenin 6 paragrafi 1 pika 3 e Ligjit për Kuvendin, nenin 8 paragrafi 1, pika 3 e Ligjit për deputetët dhe neni 152 paragrafi 1, pika 3 e Kodit Zgjedhor. Njëkohësisht,e njëjta paraqet kundërvajtje për të cilën në pajtim me nenin 105 paragrafi 1 alinea 1 e Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit shqiptohet sanksion i caktuar kundërvajtës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit