Kreu i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov thotë se pas mbledhjes me autoritetet kompetente për mirëmbajtje të rrugëve, mund të konfirmojë se bora sivjet nuk do t’i zë të papërgatitur autoritetet, përcjell TV21. Angellov thotë se janë marrë të gjitha masat për menaxhim të situatës në rast të reshjeve të mëdha të borës.
“Si shtet jemi të përgatitur për sezonin e dimrit që vjen, respektivisht për reshjet e borës. Paraprakisht dua të them, dhe të apeloj deri te qytetarët, që t’i ndajnë faktet nga mendimet e zakonshme, që mund të shpërndahen në rrjetet sociale çdo vit, që bora sërish i befasoi autoritetet kompetente. Këtë vit autoritetet kompetente nuk do të befasohen”, tha Angellov