Lufta kundër zjarrit në fushën e gjuetisë Jasen vazhdon. Nga toka veprojnë pjesëtarë të njësiteve speciale të armatës dhe policisë bashkë me ekipe të NP “Jasen”. Nga ajri veprojnë një er traktor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe një helikopter i policisë, informon drejtori i DMSH, Stojançe Angellov.
“Një vijë zjarri që shtrihej jashtëzakonisht pjerrët mbi rrugën e asfaltuar që të çon nga Shkupi në Liqenin Kozjak përmes fushës së gjuetisë Jasen u shua me sukses nga Ujqërit e armatës, duke shpëtuar një sipërfaqe më të madhe pylli me gjelbërim”, thotë Stojanov.
Potencoi se lufta me zjarrin në disa momente është e rrezikshme dhe për këtë arsye ende nuk mund të vendoset kontroll mbi këtë zjarr pyjor i cili zhvillohet në terren ekstrem të vështirë.
Njëherësh, informon se zjarri mbi fshatin Svillare është shuar plotësisht, përderisa zjarri në territorin e fshatit Radushë ende është aktiv dhe lëviz drejt komunës së Jegunocit.





