Miratimi i Ligjit për Sigurinë Kibernetike e tregon përgjegjësinë tonë ndaj përballjes me kërcënimet hibride, theksoi ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski në fjalimin e panelit ministror në Konferencën Globale për Ndërtimin e Kapaciteteve Kibernetike (GC3B), e cila është organizuar nga Forumi Global për Ekspertizë Kibernetike dhe Forumi Ekonomik Botëror në Gjenevë, Zvicër.
Ministri Andonovski, siç njoftoi Kabineti i tij, në fjalimin e tij para dhjetëra ministrave, ekspertëve dhe pjesëmarrësve, theksoi se miratimi i Ligjit të parë për Siguri Kibernetike në vend dhe Strategjia Kombëtare Kibernetike e miratuar së fundmi paraqesin një hap kyç në forcimin e rezistencës institucionale dhe teknologjike ndaj kërcënimeve hibride dhe rreziqeve digjitale.
“Në ndërtimin e kapaciteteve kibernetike u qasëm jo vetëm si një çështje teknologjike, por si një çështje të zhvillimit kombëtar. Kjo nënkuptonte që të bëhen tri gjëra: përfshirjen e sigurisë kibernetike në kontekstin më të gjerë të transformimit digjital si një aspekt i domosdoshëm dhe, së dyti, një strukturë e gjerë institucionale në zbatimin e politikave kryesore. Duke vepruar kështu, siguruam që askush të mos ndihet i përjashtuar, por që ky të ishte një ligj dhe një strategji për secilin prej nesh. Dhe së treti, përfshirja e sektorit privat dhe bashkësisë ndërkombëtare, jo në bazë të një projekti të vetëm, por si partnerë”, theksoi Andonovski.
Ai theksoi se për një vend të vogël por të vendosur si Maqedonia, nevojitet sistematikë në vend të fragmentimit.
Këto masa nuk kanë të bëjnë vetëm me përmirësimin e sigurisë kombëtare, por edhe me përshtatjen e përshpejtuar të ekonomisë në epokën digjitale, që do ta bëjë vendin të gatshëm për sfidat e ardhshme globale”, theksoi Andonovski.