Tregojmë se me Samitin digjital të Ballkanit Perëndimor 2025 para një muaji dhe me këtë konfe4rrencë rajonale, Shkupin e vendosim në hartën e qyteteve në rajon ku duskutohen temat më të rëndësishme për digjitalizim të proceseve në administratën publik, në sektorin privat si dhe si të nxisim inovacione në secilën prej këtyre sferave, deklaroi sot ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski para fillimit të konferencës së tetë rjaonale për e-tregti, në organizim të Asociacionit për e-tregti të Maqedonisë së Veriut.
Andonovski theksoi se për herë të dytë merr pjesë në hapjen e një nisme rajionale e cila, siç tha, e targeton tregtinë elektronike, zhvillimin dhe sfidat e reja në tregtinë elektronike.
“Nëse vitin e kalaur flitnim për planet dhe idetë e atëherë Qeverisë së re, tnai mund të flasim për rezultate. Do të përqendrohem në dy aspekte me të cilat e mbështesim sektorin afarist dhe e mbështesim tregtinë në kuptimin elektronik. Njëra është Platforma për interoperabilitet. Mbi 76 institucione dhe kompani private tashmë i janë ‘bashkanngjitur’ të njejtës. Dje e mora informatën për muajin e kaluar dhe kemi mbi 2,6 milionë transaksione për muajin e kaluar që paraqet rritje prej 260 për qind krahasuar me vitin e kalaur. Për dallim nga më herët, për herë të parë janë përfshirë mbi 10 kompani në Platformën për interoperabilitet që do të thotë këmbim më i lehtë, më i shpejtë dhe pa pagesë i të dhënave mes tyre dhe mes institucioneve shtetërore. Kryesisht këtu do ta për,endja sektorin bankar dhe shoqatat ‘fintek’, të cilat epërsojnë në këtë aspekt, ndërkaq tani në radhë i kemi edhe kompanitë e sigurimeve, që tregon se ka interes nga sektori privat për tërheqje dhe për këmbim të të dhënave”, nënvizoi ministri Andonovski.
Kjo, siç tha, është një aspekt të cilin akoma ia ofrojmë sektorit privat, ndërsa do të vazhdojmë ta ofrojmë edhe në periudhën në vijim në mënyrë pa pagesë të ndërlidhen në rrugën shtetërore për të dhëna ku do t’i marrin të dhënat nga ata që u nevojiten.
“Për aspektin e dytë, me rëndësi është të përmendet, se me mbështetje nga mbi një milion euro, Qeveria e mbështeti habin e parë inovativ digjital evropian i cili paraqet grumbullim, kolazh të sektorit privat, akladmeisë, odave ekonomike dhe shtetit, ndërkaq i cili ofron shërbime për testime, laboratore, transformim digjital të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, trajnime për prëdorim të inteligjencës artificiale, plane, si ajo duhet të përdoret në sektorin privat”, tha ministri Andonovski.
Ai bëri thirrje që sa më shumë kompani të aplikojnë dhe t’i shohin ofertat të cilat i ofron habi inovativ digjital evropian dhe t’i shfrytëzojnë trajnimet pa pagesë dhe mundësitë për sektorin privat dhe të arrijmë zhvillim.
“Të vazhdojmë Shkupin ta paraqesim në hartën e zhvillimit rajonal”, porositi Andonovski.
Kryetarja e Asociacionit për e-tregti të Maqedonisë, (AETM), Nina Angellovska Stankov para fillimit të konferencës së tetë rajonale deklaroi se këtë vit kanë mbi 850 pjesëmarrës të regjistruar, prej të cilëve mbi 20 për qind janë nga Ballkani.
Temë e këtij viti është “Fasten The Future”. Në fokus të agjendës, siç tha, e kemi inteligjencën artificiale, ecila definitivisht është forcë shtytëse e e-tregtisë dhe e ushqen e-tregtinë me të dhëna nga inteligjenca artificiale.
“Kemi 25 folës, të cilët vijnë nga mbi 10 vende. Kemi folës nga kompani të njohura globale”, tha Angellovska Stankov.


                                    



