8.8 C
Skopje
Monday, December 2, 2024

Ambasada e Shqipërisë ende pa reagim për përdhosjen dhe djegien e flamurit kombëtar në Kumanovë dhe Prilep

Kanë kaluar dy ditë nga incidentet e rënda në Kumanovë dhe Prilep, ku grupe huliganësh kanë përdhosur dhe djegur flamurin kombëtar shqiptar, por Ambasada e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut ende nuk ka reaguar zyrtarisht.

Ngjarjet, të cilat kanë shkaktuar indinjatë të thellë në opinionin publik shqiptar, janë dënuar nga qytetarë dhe organizata të ndryshme, megjithatë përfaqësia diplomatike e Shqipërisë deri më tani nuk ka bërë asnjë koment zyrtar.

Aktet e dhunshme kundër flamurit kombëtar janë konsideruar si sulm ndaj simbolit të identitetit dhe unitetit kombëtar shqiptar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit