Alkool për të miturin, pastaj grushte para lokalit – telashe për pronarin në Dibër

Advertisement

Një 25-vjeçar nga Dibra, pronar i një lokali, është kallëzuar penalisht nën dyshimin se i ka shërbyer alkool një të mituri.
Sipas MPB-së, më 25 qershor rreth orës 00:30, i mituri është shërbyer me pije alkoolike në lokal. Më vonë, ai është përfshirë në një përleshje me një tjetër të mitur para objektit dhe ka pësuar lëndime trupore.

 

 

Policia njofton se pronari dyshohet se nuk e ka raportuar përleshjen. Kallëzim është ngritur ndaj tij dhe personit juridik për veprën penale “shërbim i pijeve alkoolike një fëmije”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit