Aliu: Po negociojmë edhe me deputetë tjerë për t’iu bashkuar VLEN-it

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, konfirmoi se VLEN po bashkohet dhe po zgjerohet, raporton TV Telma.

Sipas Aliut, po bashkohet edhe deputeti Ilir Demiri, i cili ishte pjesë e krahut të Aleancës dhe hyri në Kuvend si pjesë e koalicionit “Fronti Evropian” të udhëhequr nga BDI.

Aliu shtoi se shumica po i hap dyert gjerësisht për deputetë të tjerë.

“Deputeti Demiri, ju tashmë e dini se një pjesë e kësaj iniciative është të bashkojmë të gjitha forcat tona në mënyrë që të jemi më efikas në zbatimin e asaj që kërkojnë qytetarët. Dhe po, është e vërtetë që jemi në negociata edhe me deputetë të tjerë, në mënyrë që ky karvan ndryshimesh të jetë gjithnjë e më i fortë dhe më seriozisht i organizuar”, theksoi ministri i Shëndetësisë nga VLEN, Azir Aliu.

Nga ana tjetë rikonstruimi i Qeverisë, sipas njoftimeve, duhet të ndodhë në maj ose qershor. Ndërkohë, kanë filluar spekulimet publike se cilët ministra mund të zëvendësohen, dhe po përmenden disa dikastere si drejtësia, energjia, bujqësia, kultura dhe sporti. Është e sigurt se ristrukturimi i shpallur do të kërkojë edhe largimin e disa zyrtarëve nga VLEN.(INA)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit