15.8 C
Skopje
Thursday, July 10, 2025

Aliu për kritikat e Taravarit për ndërrimin e përbërjes së komisioneve: Nuk kam pasur të drejtë nënshkrimi deri të premten! Komisionet janë krijuar kur ai ishte ministër ose nga zv/ministri

Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu iu përgjigj kritikave të ish-ministrit Arben Taravarit në lidhje me ndërrimin e përbërjes së Komisionit Kombëtar për Diabet. Aliu tha se nuk ka pasur të drejt nënshkrimi deri të premten dhe se komisionet janë krijuar në kohën kur Taravari ishte ministër ose nga zëvendësministri. Aliu tha se nuk ka pasur mundësi të krijojë komisione.

“Ju keni edhe dokumentin, mund ta merrni, është dokument që mund të keni qasje dhe nënshkrimin si ministër i Shëndetësisë unë e kam fituar të premten kështu që në këtë aspekt nuk kam pasur as mundësi që të nënshkruaj asnjë dokument dhe jo më të krijojë ndonjë komision. Aty janë krijuar komisione nga koha kur ish-ministri ka qenë aty apo të zëvendësministri, por gjithsesi unë nuk kam pasur të drejtë për nënshkrim deri të premten”, tha Azir Aliu.

Ditë më parë, ASH-Taravari tha se ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu ka ndërruar përbërjen e Komisionit Kombëtar për Diabetin, që siç tha, kryetari i komisionit Taner Hasan është zëvendësuar me Ivica Smilkovskin dhe shtoi se, në komision ka mbetur vetëm një shqiptar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit