Derisa jam ministër, do të kontribuojmë vazhdimisht në sistemin shëndetësor, ndërsa edhe më tej do të jap maksimumin nga vetja për komunitetin. Këtë e deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Azor Aliu duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.
“Domethënë, unë ende jam ministër i Shëndetësisë deri në momentin kur Kuvendo do të votojë ministër të ri dhe deri atë ditë, çdo minutë do të punoj dhe do të kontribuoj drejt sistemit shëndetësor në vend. Unë kur kam hyrë para 10 viteve në politikë, ham hyrë që të ndihmoj, por sot, pas 10 viteve, me përvojën politike që e kam, tashmë jam në politikë që të ndryshoj. Që të ndryshoj se si zhvillohet politika dhe si duhet një politikan të jetë transparent dhe të funksionoj realisht në sistem”, tha ministri në largim Aliu.
Aliu theksoi se secili prej nesh, ka për detyrë të japë kontribut për komunitetin.
“Edhe unë do të vazhdoj kështu edhe në të ardhmen, me atë që di më të miri”, theksoi Aliu.
Vlerësoj, tha se do të ketë kontinuitet shëndetësia. Ai shtoi se është i sigurt, se ministri i ri do të vazhdojë me politikat që tashmë i kanë vendosur. Prandaj, siç nënvizoi Aliu, reformat e krijuara deri më tani kanë qenë sistemike dhe si të tilla do të vazhdonin edhe në të ardhmen.
Mendoj se digjitalizimi është një nga elementet kyçe, të cilat në shëndetësi duhet të vazhdojnë, u përgjigj ministri Aliu në pyetjen e gazetarëve.
Me rikonstruksionin e Qeverisë, dikasterin e shëndetësisë do ta marrë drejtori i deritanishëm i FSSH, Sasho Klekovski, kuadër i VMRO-DPMNE-së.





