Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu në intervistën dhënë për Alsat-M ka thënë se ideja e krijimit të VLEN-it ishte që të krijohet një strukturë politike e bazuar në ide, e jo interesa personale.
“Kur krijohen kësisoj dhe bashkohen për një ide, atëherë ato krijojnë të ardhmen politike. Ne si ASH besojmë thellë se VLEN do të jetë një parti politike dhe do të vazhdojë të jep kontributin e saj dhe krijojë politika ndryshe nga politikat që kanë qenë deri tani”, ka thënë Aliu.
Lidhur me atë se cilën modalitet mbështet ASH, pjesë e VLEN, lidhur me zgjedhjen e liderit, Aliu me përgjigje:
“Ne jemi të interesuar për një VLEN të fortë. Në politikë duhet të vlerësohen veprat, jo fjalët. Është me rëndësi të ketë një strukturë të sinkronizuar brenda, të menaxhojë edhe të ardhmen politike. VLEN është me rëndësi të ketë një target që nesër të jetohet më mirë në Maqedoni. Kuptohet që shumë më mirë është të këtë rotacion që secili të ndjehet njëjtë i vlefshëm brenda, apo nëse gjendet një formulë tjetër të kemi një lider i cili bashkon të gjithë VLEN-in, nuk është problem”, ka thënë ministri Aliu.



