19.8 C
Skopje
Saturday, April 13, 2024

Aliti: Ne u kemi hak familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës!

Ish-komandanti i UÇK-së dhe deputetë i BDI-së në disa mandate, në një intervistë për gazetën LAJM, ka thënë se partia të cilës i takon ai, i ka hyrë në hak familjarëve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës të cilët nuk marrin trajtimin e merituar nga shteti. Aliti, tha se këtë çështje e ka biseduar edhe me kryetarin e BDI-së Ali Ahmetin.

“E kam thënë dhe përsëri do e them, ne u kemi hak familjeve të dëshmorëve për të cilat duhet të gjejmë zgjidhje, invalidëve të luftës të cilët duhet të kenë një trajtim më të mirë në Republikën e Maqedonisë dhe kur thash u kemi hak sidomos familjeve të cilat kanë humbur më të afërmit e vet ose kanë pësuar në 2001-shin që kanë jo në uniformë të UÇK-së, jo në uniform të palës maqedonase “branitellave”, por kanë qenë civil por kanë pësuar. Ne i kemi të zhdukurit në Maqedoni që nuk trajtohen me kurrëfarë ligji, i kemi ata që kanë pësuar në Kumanovë, në Luboten, pjesë të fshatrave të Tetovës ku kemi edhe civil të vrarë. Pikërkisht, kjo ka qenë ajo që unë kam biseduar edhe me kryetarin Ali Ahmeti dhe jemi marrë vesh që kjo të hapet si temë. Është në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Mua më lëndon ajo që përfaqësues të partive më të vogla shqiptare dalin thonë do të sjellim ligj, do të bëjmë këtë, do të bëjmë atë. Nuk duhet të flitet për këto punë, për këto punë duhet të punohet”, tha Aliti në një intervistw pwr gazetwn LAJM.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit