Ali Ahmeti takon Ushtruesen e Detyrës së Ambasadores së SHBA-së, Nicole Varnes

Advertisement

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me Ushtruesen e Detyrës së Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, Nicole Varnes.

Sipas Ahmetit, në takim është zhvilluar një bisedë e hapur dhe konstruktive për çështje me interes të përbashkët, me fokus të veçantë te sundimi i ligjit, ruajtja e marrëdhënieve të mira ndëretnike, si dhe zhvillimet aktuale që lidhen me paqen dhe stabilitetin global.

Ai ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj vlerave demokratike, integrimit euroatlantik dhe perspektivës së vendit.

“Jam i bindur se partneriteti ynë do të vazhdojë të forcohet në funksion të paqes, stabilitetit dhe një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët”, ka theksuar Ali Ahmeti.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit