Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e varrimit të babait të Izet Mexhitit, shkruan Tema.mk.
Prania e Ahmetit në ceremoninë mortore ka tërhequr vëmendje, duke pasur parasysh raportet politike ndërmjet dy figurave në vitet e fundit.
Familjarë, miq, bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të jetës politike morën pjesë për t’i dhënë lamtumirën e fundit të ndjerit.
Sipas raportimeve, ceremonia u zhvillua në prani të një numri të madh qytetarësh, të cilët shprehën ngushëllimet e tyre për familjen Mexhiti.






