Ali Ahmeti kujton vendimin historik për emërtimin e UÇK-së në vitin 1994

Advertisement

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka kujtuar 17 nëntorin e vitit 1994, duke e cilësuar si një datë të rëndësishme në historinë kombëtare shqiptare. Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka bërë të ditur se pikërisht në këtë datë, në qytetin Aarau të Zvicrës, Kryesia e Lëvizjes Popullore të Kosovës mori vendimin për emërtimin e njësive të armatosura me emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

Sipas Ahmetit, vendimi erdhi pas një analize të situatës politike dhe kombëtare, si dhe të kërkesave që vinin nga terreni. Ai thekson se ky emërtim shënoi një kthesë të rëndësishme në organizimin e luftës së armatosur çlirimtare dhe hapi një kapitull të ri në përpjekjet e popullit shqiptar për liri, dinjitet dhe të drejta kombëtare.

Ahmeti, i cili thotë se ishte pjesë e atij brezi të atdhetarëve që vepruan për idealin e çlirimit kombëtar, ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në organizimin dhe luftën e UÇK-së.

Në fund të mesazhit të tij, ai ka përkujtuar dëshmorët e kombit, duke shprehur nderim për të gjithë ata që kontribuuan në themelimin dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit