KQZ ka bërë të ditur se procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë po shkon drejt përfundimit, me mbi 95 për qind të votave tashmë të numëruara.
Fitues bindës i këtyre zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili njëherësh rezulton edhe kandidati më i votuar në nivel vendi.
Kurti ka marrë gjithsej 333.411 vota personale, duke konfirmuar mbështetjen e fortë qytetare për të dhe për subjektin që ai drejton.
Pas tij, në radhët e Vetëvendosjes, renditen Glauk Konjufca me 257.977 vota, Hekuran Murati me 135.824 vota, Albulena Haxhiu me 135.674 vota dhe Donika Gërvalla me 120.991 vota.
Më mposhtë mund të shihni se kush janë pesë kandidatët më të votuar në secilën parti kur numërimi po shkon drejt përfundimit.
Lëvizja Vetëvendosje:
Albin Kurti 333.411 vota
Glauk Konjufca 257.977 vota
Hekuran Murati 135.824 vota
Albulena Haxhiu 135.674 vota
Donika Gërvalla 120.991 vota
Partia Demokratike e Kosovës
Bedri Hamza 147.791 vota
Arian Tahiri 65.111 vota
Përparim Gruda 59.613 vota
Uran Ismaili 49.645 vota
Sala Jashari 43.602 vota



