Zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka publikuar në rrjetet sociale fotografi nga fshati Xhepçisht, duke prezantuar pamjen e re pas asfaltimit të rrugës nga ana e komunës.
Bëhet fjalë për një tjetër projekt të realizuar nga Komuna e Tetovës në kuadër të investimeve në infrastrukturën rrugore, që ka ndryshuar dukshëm pamjen e kësaj zone dhe ka përmirësuar kushtet për banorët.
Fotografitë e publikuara nga Qamili janë shoqëruar me mbishkrimin e thjeshtë, “Xhepçishti”, duke vënë në pah transformimin e fshatit pas përfundimit të punimeve.





