Mjeku pediatër Hakan Memedi ka ngritur alarmin për një problem të madh shëndetësor dhe social që po përkeqësohet çdo ditë – grumbullimi i mbeturinave në lagjet e qytetit. Përmes një postimi të fuqishëm në rrjetet sociale, ai ka denoncuar situatën e rëndë të papastërtisë në hapësirat publike dhe rrugët e lagjes, duke e cilësuar atë si një krizë higjienike të rrezikshme për jetën.