Shoqata “Bamirësit Struganë” ka apeluar sërish për mbështetje në vazhdimin e aksionit humanitar për ndërtimin e një shtëpie të re për një familje 6-anëtarëshe nga Ohri, e cila ka mbetur pa strehë.
Falë kontributit të donatorëve, deri më tani janë realizuar gërmimi, instalimi i ujit, janë siguruar dyert dhe dritaret, materiali për çatinë, si dhe pllakat për banjën dhe kuzhinën.
Megjithatë, për përfundimin e objektit nevojiten ende beton, hekur për armaturë, blloqe ndërtimi, material për instalimin elektrik, materiale për lyerjen e mureve, taponim, hibercuk, si dhe mbulimi i shpenzimeve për ustallarët.
Nga shoqata bëjnë thirrje që të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë, t’i bashkohen këtij aksioni humanitar, duke theksuar se çdo ndihmë, sado e vogël, është një hap më pranë realizimit të ëndrrës së kësaj familjeje për të pasur një shtëpi të sigurt dhe të ngrohtë, ku fëmijët të rriten në kushte më të mira.
Për të kontribuar online, vizitoni linkun: https://whydonate.com/fundraising/ndertojme-nje-shtepi-te-re-per-familjen-ss-nga-ohri
“Faleminderit të gjithë atyre që deri tani kanë ndihmuar dhe atyre që do të bëhen pjesë e këtij projekti”, thuhet në njoftimin e shoqatës.





