10.8 C
Skopje
Friday, November 7, 2025

Aksident në afërsi të Q.T. “Mavrovasja”, nuk ka informacione për të lënduar

Një aksident trafiku që ka ndodhur para pak çastesh është shkaku i tollovisë së krijuar tek udhëkryqi pranë Q.T. “Mavrovasja” këtë mëngjes.

Një automjet “Renault Senik” me targa të Shkupit, shihet i dëmtuar në pjesën e përparme dhe është duke qëndruar akoma në bulevardin “Goce Delçev”, duke shkaktuar kështu dhe tollovi në trafik.
Nuk dihet nëse në aksident është përfshirë ndonjë automjet tjetër apo vetura e aksidentuar është përplasur me gardhin e betonit. Ekipet e policisë janë në vendngjarje.

Aktualisht nuk ka informacione nëse ka apo jo të lënduar nga ky aksident.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit