31.8 C
Skopje
Sunday, June 15, 2025

Aksident i rëndë në Shkup, humbin jetën dy persona

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi pasditen e sotme në kryqëzimin ndërmjet bulevardit “8 Shtatori” dhe bulevardit “Nikola Karev”.

Sipas të dhënave fillestare, një motor ka dalë nga rruga dhe ka goditur një shtyllë betoni, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të të dy personave që ndodheshin në të.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e policisë dhe prokurori publik kujdestar, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave rrugore.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit