18.8 C
Skopje
Sunday, May 19, 2024

Aksident i rëndë në Prishtinë, 6 të lënduar (VIDEO)

Gjashtë të lënduar është bilanci i një aksident trafiku ndërmjet dy automjeteve në udhëkryqin tek Menza e Studentëve në Prishtinë.

Në këtë aksident u përfshinë dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje.

“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit