10.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Ademi reagon për Ligjin për përfaqësim të drejtë

Nënkryetari i BDI-së dhe deputeti Arbër Ademi ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook ndaj draft-ligjit të propozuar për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në institucionet publike. Ai e cilëson këtë nismë si “skandaloze”, duke paralajmëruar kthim mbrapa në të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Sa mendoj se e kanë prekur fundin, më demantojnë! Shkojnë edhe më poshtë…” – shprehet Ademi, duke akuzuar VMRO-DPMNE-në si hartues të ligjit dhe VLEN-in si bashkëmbështetës të tij.

Sipas Ademit, ligji nuk përmban asnjë nga elementët thelbësorë që garantojnë përfaqësim real dhe barazi për komunitetet:

  • Pa kuota etnike, rrezikohet të përsëritet realiteti i vitit 2001 kur shqiptarët përbënin vetëm 0.2% të administratës publike.

  • Nuk ka obligim ligjor për institucionet të identifikojnë përkatësinë etnike gjatë punësimit apo avancimeve.

  • Asnjë dispozitë ndëshkuese për ata që shkelin këtë parim kushtetues.

“Na kthyen para vitit 2001!” – paralajmëron Ademi, duke e quajtur draftin një alarm serioz për të gjitha forcat politike shqiptare.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit