Ademi: Nga premtimi për një javë, tani na kërkojnë të presim mbi gjashtë muaj

Advertisement

Shkup, 8 korrik – Iniciatori i protestave për të drejtën e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, Mevlan Ademi, ka reaguar sërish, duke kritikuar zvarritjen e procesit dhe ndryshimin e afateve të premtuara nga institucionet.

Sipas Ademit, fillimisht ishte premtuar se çështja do të zgjidhej brenda një jave, ndërsa tani flitet për një periudhë prej më shumë se gjashtë muajsh.

“Ndërkohë, gjenerata të tëra juristësh po diplomohen pa mundësinë ta japin provimin në gjuhën e vet. Çdo muaj vonesë do të thotë qindra të rinj që vazhdojnë të presin”, shkruan ai.

Ademi kundërshton edhe idenë që provimi të zhvillohet pjesërisht në shqip dhe pjesërisht në maqedonisht, duke theksuar se një zgjidhje e tillë është e papranueshme.

“Gjysma shqip, gjysma maqedonisht. As na pyetën. As e pranojmë. Gjysmë provimi nuk është gjysmë e drejtë – është e drejtë e mohuar”, shprehet ai. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit