Adelina Marku: Pse i duan qentë endacak rrugëve të Strugës?!

Advertisement

 

 

Pasi këshilltarët e BDI-së, grupit të Ziadin Selës, Grupit të Merkos dhe Levica nuk e mbështetën sot, krijimin e Stacionarit për grumbullimin e qenve endacak, ka reaguar edhe analistrja dhe intelektualja e njohur shqiptare, Adelina Marku.

 

Në një koment në FB, Marku mes tjerash ka shkruar se ky veprim është nkë cirk banal!

 

“Po pse, pse…pse nuk kanë votuar!!!??? ? …po a nuk i ngjan kjo një cirku banal??? Po a nuk është kjo tragjikomedi…!!! A ka njeri të ma sqarojë se çka po ndodh dhe pse i duan qentë endacakë rrugëve të Strugës, madje në sezonin turistik…Po ky është diskutim i rrëndësishëm, sepse këta lloj përfaqësuesish po na bëjnë të gjithëve ne të tjerëve që i votojmë – budallenj, madje edhe më të mëdhenj se sa që janë ata vetë me gjasë!!!..marrëzi…marrëzi!!! A ka dikjsh që do na sqaronte logjikën e këtij vendimi? Ftoj dhe konspiracionistët ta thonë mendimin e vet fundja…sepse është e dhimbshme tek na shapllin çdo ditë budallenj…budallenj…” ka shkruar Adelina Marku

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit