Një nga përfaqësuesit më të zëshëm të Levicës në të ashtuquajturën luftë kundër korrupsionit të elitave politike, deputeti Borislav Krmov, në periudhën nga viti 2019 deri në 2023, nga “Të ardhura mbi bazën e shërbimeve të tjera të kryera ose shërbimeve të përkohshme” ka inkasuar rreth 5.000 euro.
Sipas burimeve të “netpress.com.mk” nga Levica, paratë e financuara nga shteti për partinë politike, deputeti Krmov, paga e të cilit arrin rreth 120.000 denarë, i ka tërhequr nga llogaria e partisë, ndoshta për të plotësuar buxhetin e tij “modest” personal.
.