13.8 C
Skopje
Thursday, May 16, 2024

A e dini se “kolla e keqe” quhet kështu sepse mund të zgjasë 100 ditë ?

Pertusis ose kolla e keqe apo kolla e mire janë shprehje të popullit që e përshkruajnë kollën tipike që shfaqet në këtë infeksion. Në vendin tonë mjekët thonë që nuk kishim pertusis për shumë vite, por tani për shkak të imunizimit të ulët, kjo sëmundje është rikthyer.

“Quhet kolla e keqe sepse karakteristikë kryesore e kësaj sëmundjeje është kolla, e cila është lodhëse me sulme, zgjat disa minuta dhe literalisht mund t’i vendosë pacientët në gjendje të mavijosjes, nevojë e fortë për të vjellë dhe mund të përfundojë me të vjellë. “ – thotë Prof. Dr.Katarina Stavric – spec. imunologe.

Ajo që i shqetëson mjekët te kjo sëmundje janë foshnjat deri në një vjet, të cilat janë më të ndjeshme ndaj kësaj sëmunje, dhe e shfaqin me simptoma më shqetësuese, të cilat Prof. dr. Stavriç i sqaron në emisionin Pasqyra e Shëndetit:

“Ata nuk do ta shfaqin këtë kollë karakteristike që e shohim tek fëmijët më të rritur apo të rriturit. Megjithatë, shenja e parë është kolla, por mund të jetë shenja e tyre e parë që të ndalojnë së ngrëni, thithjen, pirjen e qumështit ose pamundësia për të marr ajër të mjaftueshëm në njëfarë mënyre i bën të mavijosur, u shkakton ndërprerje në frymëmarrje që janë të rrezikshme për organizëm të ri, të pazhvilluar dhe për trurin e tij. “

Sëmundja Pertusis shkaktohet nga një infeksion bakterial, Bordetella Pertussis, e cila ka faze inkubacioni prej një jave. Por cilat janë simptomat klinike dhe a zgjat vërtet 100 ditë kolla?

“Ajo që është karakteristike për rrjedhën klinike është se zgjat shumë, prandaj e quajnë kollë që zgjat 100 ditë sepse… Po zgjat sepse fillon me pasqyrë klinike të ftohjes, madje nuk ka temperaturë të lartë, mund të jetë subfebrilitet, temperatura nuk është shenjë karakteristike. Megjithatë, ka rrjedhje të hundëve, kollë normale si çdo grip tjetër.”/Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit