Kryeministri në ardhje, Talat Xhaferi tha se nuk ka arsye që ta ngarkojë veten me çështjen e ndryshimeve të mundshme në përbërjen e qeverisë teknike, shkruan TV21. Xhaferi tha se ndryshimet e mundshme të kuadrove janë përgjegjësi e partive politike që marrin pjesë në këtë qeveri.
“Në çdo rast kjo është kompetencë e organeve partiake që kanë kompetenca dhe të drejtë për të qenë pjesë e asaj Qeverie, kështu që nuk ka arsye që unë të komentoj vendimin e dikujt, se si do të jetë”, theksoi Xhaferi.