20.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

Ibrahimi: Shqiptarët në Çashkë janë mbi 50%, ja një detyrë e lehtë për ta zgjidhur për kryeministrin shqiptaro-teknik!

 

Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka publikuar të dhëna statistikore mbi numrin e popullatës në komunën e Çashkës, ku sipas këtyre numrave shihet se popullata shqiptare në këtë komunë është mbi 50%.
“Kjo tabelë është pasqyra demografike e Komunës së Çashkës. Shqiptarët janë aty mbi 50%, ndërsa fëmijëve shqiptarë të kësaj komune u mohohet arsimi në gjuhën shqipe.
Ja një detyrë e lehtë për kryeministrin shqiptaro-teknik!
Urdhëroni, zgjidheni këtë çështje!”, ka shkruar Ibrahimi.
Ndryshe në ditën kur Xhaferi pranoi detyrën e kryeministrit teknik u pyet se si do ta zgjidh çështjen e mohimit të mësimit në gjuhën shqipe në Çashkë, për befasi të të gjithëve tha se nuk e di se si do të gjej zgjidhje për këtë problematik e cila është duke zgjatur që nga fillimi i vitit të ri shkollor.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0fbzjwEtXEgyYUBRckMUN3aKDm4UA1tFqBapzUxH4dZG1v6wbz2kQpzAQ57wdngdDl&id=642388323&mibextid=Nif5oz

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit