Shkup, 2 prill – Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot në ora 10:00 vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes me dëshminë e të pandehurit Vllatko Keshishev. Në seancën e kaluar është marrë në pyetje i pandehuri Bore Videvski, i cili ka mohuar deklaratat e dhëna nga prokuroria, duke treguar se nuk ka lidhje me vrasjen e Vanjës dhe Pançes.
Paraprakisht është marrë në pyetje i pandehuri Velibor Manev, i cili ka shpjeguar në detaje rrëmbimet e Vanjës dhe Pançes, duke treguar se koordinator dhe autor i vrasjeve ishte i pandehuri Lupço Palevski. Ai ka theksuar se pas vrasjes së Pançes ka vazhduar me rrëmbimin e Vanjës për shkak të frikës dhe kërcënimeve të Palevskit ndaj tij dhe familjes së tij.
Manev theksoi se ata menduan se duhet të rrëmbejnë një grua të moshës 38-40 vjeç dhe se janë përpjekur ta ndryshojnë mendjen e Palevskit pasi kanë parë se kanë rrëmbyer një fëmijë. Ai po ashtu tha se për rrëmbimet u janë premtuar nga 150 mijë euro. Ai pohonte se babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, nuk është i përfshirë në këtë rast