10.8 C
Skopje
Tuesday, November 4, 2025

AlternAtiva: Nuk kemi komunikim me asnjë kanal të BDI-së!

AlternAtivA deklaron publikisht se nuk ka asnjë komunikim me Bashkimin Demokratik për Integrim dhe kryetarin e saj, duke theksuar se kjo është një parti e regjistruar në listën e zezë amerikane dhe e lidhur me korrupsion dhe abuzim me pushtetin përcjell ora24.tv

Partia po mbetet besnike në angazhimin për një politikë të pastër dhe të drejtpërdrejtë, duke vlerësuar se koalicioni VLEN-i është një hap drejt afirmimit të vlerave të moralit të ri politik dhe mbrojtjes së interesave të shqiptarëve në mënyrë dinjitoze.!

 

Postimi i plotë në Facebook :

Me qëllim të sqarimit për opinionin, por edhe për të qenë korrekt me organet e strukturat partiake, si edhe me anëtarësinë dhe mbështetësit, deklarojmë publikisht se AlternAtivA nuk ka asnjë komunikim në asnjë nivel dhe në asnjë kanal me Bashkimin Demokratik për Integrim dhe kryetarin e saj.
Përtej kësaj, AlternAtivA gjykon se nuk ka asnjë arsye e nevojë që të komunikohet me një parti të regjistruar në listën e zezë amerikane të personave nongrata, e cila te shqiptarët do të mbahet mend vetëm për korrupsion, krim dhe abuzim me pushtetin.
Duke mbetur konsistentë në qëndrimin se VLEN-i është koalicion i ndërtuar për afirmimin e vlerave të moralit të ri politik dhe për vendosjen e standardeve të reja politike, AlternAtivA vlerëson se adresa e mbrojtjes së interesave shqiptare është duke komunikuar me popullin dhe duke i mbrojtur interesat e tyre në mënyrë të përpiktë dhe dinjitoze.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit