16.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Kryeministri Mickovski takon Jovan Konstadinovin, djalin hero që shpëtoi 21 persona në Koçan.

Kryeministri Hristijan Mickovski, ka takuar sot Jovan Kostadinov, djalin 19 vjeçar nga Vinica, i cili shpltoi 21 persona në tragjedinë që ndodhi në Diskotekën “Puls në Koçan”.

“Sot u takova me Jovan Kostadinov, një djalë i ri nga Vinica, i cili në momentin më të vështirë tregoi se çfarë do të thotë guxim, përgjegjësi dhe humanizëm.

Jovani, vetëm 19 vjeç, hyri në një objekt të përfshirë nga zjarri në Koçan dhe shpëtoi 21 jetë. Pa hezitim, me një qetësi dhe përkushtim të madh, ai bëri diçka që shumë pak do të guxonin ta bënin.

Jovani nuk është vetëm një hero i kësaj tragjedie, ai është simbol i një gjenerate të re që di të bëjë ndryshimin. Nga vepra e tij mësojmë se si të jemi njerëzorë, si të jemi të denjë dhe altruistë në momentet kur kjo ka më shumë rëndësi.

U informova se do t’i jepet një bursë Jovan Kostadinovit si shenjë mirënjohjeje për guximin dhe humanizmin e tij. Alkaloid, si një kompani me përgjegjësi shoqërore, e mori këtë iniciativë dhe në këtë mënyrë tregoi se i njeh dhe i vlerëson shembujt e tillë të ndritur. Falënderim për të gjithë ata që ndihmojnë në këto momente të vështira për shtetin dhe popullin tonë.

Jovani është një pikë drite në ditët e errësirës. Emri i tij do të mbahet mend dhe shembulli i tij duhet të jetë një frymëzim edhe më i madh për të qenë qytetarë më të mirë, më të fortë dhe më të guximshëm të Maqedonisë sonë”, ka shkruar kryeministri Mickovski

Linku këtu👇

https://www.facebook.com/share/p/1EGLyEzwqd/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit