13.8 C
Skopje
Saturday, October 11, 2025

“Kush është i radhës” demanton se janë të ndikuar nga parti politike

Pas videos tashmë virale, ku shihet se si disa studentë, disa nga të cilët pranojnë se janë pjesë e partisë LEVICA, koordinohen me një grua e cila shkruhet se është instruktore nga Serbia, për atë se si të shfrytëzojnë tragjedinë e Koçanit, për të shkaktuar trazira, kanë reaguar nga iniciativa “Kush është i radhës”.

Përmes një emaili në të cilin, nuk ka emër dhe autor, nga kjo nismë, kërkojnë që të publikohet një demat për përfshirjen e tyre në parti politike!

“Ju informojmë se nisma jonë nuk ka asnjë lidhje me atë thirrje dhe as nuk kemi qenë të përfshirë në ndonjë bisedë për formimin e organizatave të reja studentore. Mjafton ta shikoni vetë videon – emri “Kush është i radhës?” nuk përmendet asnjëherë, dhe logoja jonë është futur në mënyrë amatore dhe të qëllimshme në cep të videos.

Nisma jonë është qytetare dhe si e tillë nuk ka qëllim të përfshihet në organizimin studentor apo ta instrumentalizojë atë. Studentë, besojmë në aftësinë tuaj për t’u distancuar nga ndikimet partiake dhe të jashtme”, thuhet në tekstin e demantit.

Në videon e publikuar në pjesën më të madhe të mediave në vend, zhvillohet një bisedë mes disa studentëve, njëri nga të cilët, hapur pranon se është pjesë e partisë LEVICA dhe një grua për të cilën mediat në vend shkruajnë se është instruktore nga Serbia, me emrin Staça, e cila përveç se u rekomandon dhe ju jep udhëzime se si të shfrytëzojnë plenumin studentor për të organizuar protesta sa më të mëdha dhe bllokime të universiteteve, u sugjeron atyre të shfrytëzojnë edhe studentët shqiptarë.

“Ku keni shumë pasaporta bullgare dhe shumë shqiptarë, dhe këtë mund ta shfrytëzoni si tolerancë. Ju jeni në anën e shqiptarëve a keni bashkëpunim të mirë me studentët e tyre. Sepse janë pjesë e madhe e shtetit tuaj, po sikur bashkërisht të hyni në bllokime? Mos jetë se vetëm një fakultet do të hyjë më bllokim. Ndërsa shqiptarët të mos hyjnë në bllokim”, u sugjeron studentëve gruaja që mendohet se është instruktorja serbe e cila në video mban emrin Staça./ora24.tv

Video e plotë e bisedës:

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit