-1.2 C
Skopje
Sunday, December 21, 2025

Maqedonia e Veriut fiton thellë, shënon Musliu

Maqedonia e Veriut e ka fituar thellë ndeshjen e parë të kampanjës kualifikuese të Kupës së Botës 2026 në udhëtim te Lihtenshtajni.

Maqedonia e Veriut fitoi 3:0 të shtunën, ndërsa kontribut dhanë edhe Visar Musliu dhe Isnik Alimi.

Aleksandar Trajkovski e hapi serinë e golave në minutën e shtatë.

Tre minuta pa u mbyllur pjesa e parë, Enis Bardhi harkoi nga këndi, ndërsa Alimi e shtyu topin te Musliu që realizoi me gjuajtje të fuqishme nga afërsia.

 

Bojan Miovski e shënoi golin e tretë dhe të fundit në ndeshje.

Musliu bashkë me kapitenin Bardhi e kompletuan ndeshjen. Alimi luajti vetëm në pjesën e parë, kurse Ezgjan Aliosku e la fushën në minutën e 62-të. Agon Elezi ishte në bankën rezervë.

Në Grupin J bashkë me Maqedoninë e Veriut dhe Lihtenshtajnin janë edhe Belgjika, Kazakistani, Uellsi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit