16.8 C
Skopje
Monday, November 10, 2025

Lot dhe dhimbje në Selanik! 60 minuta heshtje për Koçanin në sheshin “Aristoteli”

Lot dhe dhimbje për bashkëmoshatarët e tyre që humbën jetën në tragjedinë në Koçan.

Studentët nga Maqedonia e Veriut që studiojnë në Selanik, por edhe qytetarë grekë, u mblodhën pak pas orës 12 në sheshin “Aristoteli”.

Duke mbajtur tullumbace të zeza në duar, pankarta me emrat e të vdekurve dhe shkrime si “Lutuni për 59 viktimat në Koçan” ata mbajtën 60 minuta heshtje, një për çdo viktimë të zjarrit vdekjeprurës, përfshirë shoferin e ambulancës që transportoi të plagosurit.

Despina Kolevski nga Ohri, studente në Selanik, tha se ky tubim u bë për të shprehur ngushëllim dhe solidaritet me Koçanin dhe familjarët e viktimave.

“Fatkeqësi që duhet të bashkohemi kështu si komunitet, por kjo është ajo që na bën të fortë si komunitet, për të shprehur diçka të tillë”, tha Despina Kolevski.

Dhimbja ndihet edhe më shumë, kur kujton se para një viti Greqia po ashtu përjetoi një tragjedi në Tempi.

“Ndihem sikur janë fëmijët e mi, dhimbja është shumë e madhe. Jetojmë këtu në Greqi, jemi shumë afër, siç ishim me viktimat nga Tempi, jemi bashkë dhe për viktimat e Koçanit. Falënderojmë shumë Greqinë që na ndihmoi për fëmijët tanë dhe ende na ndihmon në nivel të lartë. Jam shumë e prekur, nuk mund të flas mirë. Uroj që Zoti t’u japë forcë prindërve, vetëm forcë tu japë sepse dhimb jen që kemi ne tani, ata e kanë herë 100.

“Ndihem e mërzitur dhe e zemëruar. Nuk e di. Emocionet e mia janë”

U kërkua gjetja dhe dënimi i përgjegjësve të aksidentit që u kushtoi jetën kaq shumë të rinjve.
Përndryshe, 12 të lënduar nga zjarri në Koçan po trajtohen në Greqi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit