12.8 C
Skopje
Sunday, October 12, 2025

Bisedë telefonike Gashi – Jandrokoviç. Honologu kroat i shpreh ngushëllime dhe mbështetje për tragjedinë e Koçanit

Pas tragjedisë në Koçan, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e tij kroat, Gordan Jandrokoviç.

Siç informojnë nga kabineti i kryeparlamentarit për Ora24.tv, gjatë bisedës, Jandrokoviç ka përcjellë ngushëllimet e Kuvendit dhe popullit të Kroacisë për tragjedinë që ndodhi në Koçan dhe ka shprehur gatishmërinë për të ofruar çdo lloj ndihme në këto momente të vështira për vendin tonë.

Nga ana e tij, kryeparlamentari Gashi ka falënderuar Kroacinë për mbështetjen e ofruar, duke përfshirë ndihmën në hospitalizimin e pacientëve të prekur nga fatkeqësia në Koçan, si dhe ka shprehur mirënjohjen e tij në emër të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për solidaritetin.

Siç kanë njoftuar edhe nga kabineti i kreut rë Kuvendit, gjatë këtyre ditëve, Kryetari Gashi ka pranuar letra ngushëllimi nga shumë vende të rëndësishme të rajonit dhe Europës. Ndër të tjerat, letër ngushëllimi dhe gatishmëri për mbështetje ka pranuar edhe nga Kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, si dhe organizata të rëndësishme, përfshirë Federatën Universale të Paqes, Këshilli Global për Tolerancë dhe Paqe, etj./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit