Është realizuar një rast i marrjes së ryshfetit. Më 19.03.2025, Policia realizoi një rast ryshfeti, ku u privua nga liria Drejtuesi i Departamentit të Urbanizmit dhe Shërbimeve Komunale pranë Komunës Mavrovë Rostushë (Sadredin Elezoski). Ryshfeti ishte kërkuar dhe pranuar në këmbim të premtimit për miratimin e një projekti urbanistik për ndërtimin e apartamenteve dhe kapaciteteve akomoduese. Shuma e kërkuar për ryshfet ishte 13,000 euro dhe duhej të paguhej në disa këste. Personi u privua nga liria gjatë dorëzimit të këstit të parë të parave në Pokurorinë në Shkup, pasi këto ishin trajtuar paraprakisht me mjete tekniko-kriminalistike.