Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se është zbardhur rasti për vrasjen që ndodhi më 10 shkurt 2025 në një parking në Çair, ku humbi jetën H.B. nga Shkupi, transmeton TV21.
Siç mësohet, 8 persona do të përgjigjen para drejtësisë si të përfshirë në rast për veprat penale si “vrasje”, “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, “bashkëkryerje” dhe “ndihmesë të kryerësit në kryerjen e veprës penale”.
SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër N.M.(28) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “vrasje” dhe “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” në lidhje me veprën penale “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, kundër B.B.(39), A.D.(34), B.A.(30) të gjithë nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, kundër N.D.(22) dhe A.D.(23), që të dy nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “bashkëkryerje” në lidhje me veprën penale “vrasje” kundër N.G.(39) dhe K.T.(28) të gjithë nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “ndihmesë të kryerësit në kryerjen e veprës penale”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Nga MPB-ja kanë zbuluar rrethanat që kanë sjell deri te vrasja, duke bërë të ditur se gjithçka ka nisur nga mosmarrëveshja në komunikacion ndërmjet H.B.(35), i dyshuari i dytë, i tretë dhe i shtatë nga njëra anë dhe i dyshuari i parë, i katërt, i pestë dhe i gjashtë dhe N.M.(31) nga ana tjetër, e cila ka kaluar në përleshje të armatosur