12.8 C
Skopje
Sunday, November 9, 2025

Çfarë marrëveshje do të nënshkruajnë Mickoski dhe Erdogan

 

Gjatë vizitës së tij në Ankara, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski do të nënshkruaj disa marrëveshje me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Siç bëhet e ditur, qëllimi i marrëveshjeve është thellimi i marrëdhënieve dypalëshe në disa fusha, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, investimet dhe shkëmbimin tregtar.

Do të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët politike për themelimin e Këshillit të Bashkëpunimit në Nivel të Lartë.

Nënshkrimi i Deklaratës së Përbashkët Politike për themelimin e Këshillit të Bashkëpunimit në Nivel të Lartë, e cila është propozuar nga Turqia (tetor 2024), e cila ka një përvojë dydekadëshe në operacionalizimin e marrëdhënieve me partnerët strategjikë. Ky modeli i zhvilluar nga politika e jashtme turke quhet Këshilli i Bashkëpunimit Strategjik në Nivel të Lartë (HLSCC) ose Këshilli i Bashkëpunimit në Nivel të Lartë (HLCC). Të dy mekanizmat janë identikë dhe janë krijuar për të konsoliduar dhe përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe të Turqisë me vendet partnere, me theks të veçantë në bashkëpunimin tregtar dhe investitor.

Në lidhje me Maqedoninë e Veriut – Duke marrë parasysh marrëdhëniet midis dy vendeve dhe vlerësimin e dinamikës së tyre, si dhe për të konsoliduar dhe zhvilluar më tej bashkëpunimin, është e nevojshme operacionalizimi i duhur i partneritetit strategjik përmes një strukture të institucionalizuar dhe një kornize më të fortë të bashkëpunimit dypalësh.
Kjo ka bazën e saj në dokumentin themelor – “Strategjia për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë”, e nënshkruar në Ankara më 11 nëntor 2008.

Këshillat zakonisht mblidhen një herë në dy vjet. Ato kryesohen nga mbajtësit kryesorë të pushtetit ekzekutiv, në këtë rast Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan,
Ministritë e Punëve të Jashtme kanë rolin kryesor koordinues, ndërsa në punën e Këshillit marrin pjesë ministritë nga të dyja palët, zakonisht ato që mbulojnë marrëveshjet dhe protokollet që duhet të formalizohen në mbledhjen e caktuar. Përmbajtësisht, mbledhjet e Këshillit përfaqësojnë në fakt një mbledhje të përbashkët të të dyja qeverive.

Deri më tani, Turqia ka krijuar Këshilla me gati 30 vende partnere nga disa kontinente, me fokus më të madh në vendet e afërta dhe ato të rajonit më të gjerë.
Nga fqinjët tanë:

Shqipëria (2021)

Serbia (2017)

Bullgaria (2012)

Greqia (2010)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit